Surpriza e Taylor Swift për 6-vjeçarin me leuçemi

05/08/2014 00:00

Jordan Lee Nickerson, i cili ndodhet në spitalin e fëmijëve të Bostonit, ku është duke kaluar nëpër kimioterapi pasi është me leuçemi, mori surprizën më të bukur të jetës në ditë të vështira.

Një person i veçantë për të e vizitoi gjatë fundjavës, këngëtarja e preferuar e tij, Taylor Swift. Jordan ishte jashtëzakonisht i lumtur në ato momente duke kënduar e kërcyer me këngëtaren 24-vjeçare.

“Taylor Swift ishte një vajzë fantastike që i zbukuroi ditën djalit tonë”, shkroi familja e 6-vjeçarit në “Facebook”.

Swift ka treguar se përveçse një këngëtare e madhe është edhe një njeri me zemër të madhe.

Top Channel