Turqi, del revista e parë për komunitetin gay

05/08/2014 00:00

Sot del në Turqi revista e parë për homoseksualët e quajtur “Gaymag”  ose “GM” me qëllimin  për të thyer të gjitha tabutë ashtu sikurse thotë dhe drejtori i saj Emir Akgun.

Komuniteti gay në Turqi një vend me shumicë myslimane i drejtuar 12 vjet nga kryeministri islamik, Rexhep Taip Erdogan është shpesh herë pre e diskriminimit dhe e akteve të dhunës.

Një sipërmarrje e tillë thyen një mentalitet pak të ngurtë në një vend si Turqia. Në kopertinën e parë të revistës “Gaymag”  është ylli amerikan Mariah Carey që ka dhënë dhe një intervistë të gjatë për të gjithë admiruesit e saj të  komunitetit gay.
 

Top Channel