Qendra shëndetësore të lëvizshme

05/08/2014 00:00

Në pikun e sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat që qendrat shëndetësore përgjatë vijës bregdetare të jenë në gatishmeri dhe të mirëfurnizuara me barna, ndërkohë që ka mundësuar edhe qendra mjekësore të përkohshme për t’i ardhur në ndihmë sa me shpejt në rast nevoje pushuesve.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka vizituar 4 qendra shëndetësore të përkohshme, të hapura në Durrës, në Gjirin e Lalëzit, Shkëmbin e Kavajës, stacionin e hekurudhës dhe Maminas. Dezinsektimi në Gjirin e Lalëzit dhe zona të tjera pak kohë më parë ishte një proces i domosdoshëm në këtë zonë, për të cilin ministri ka marrë dhe falenderime nga pushuesit.  

Ministri Beqaj nga ana e tij falenderoi ekipet e mjekëve dhe infërmiereve të cilët punojnë me orë të zgjatura për të qenë në gatishmeri të pushuesve në këtë sezon turistik.

Top Channel