Imituesi brazilian i Michael Jackson

05/08/2014 00:00

Një imitues brazilian i Michael Jackson ka shpenzuar rreth 3 mijë dollarë për disa operacione plastike në mënyrë që t’i ngjajë sa më shumë ish-yllit të muzikës botërore.

Antonio Gleidson Rodrigues shpenzon çdo ditë 4 orë kohë duke perfeksionuar lëvizjet e idhullit të tij dhe 2 orë për të bërë tualetin në mënyrë që kur të dalë rrugëve të Fortalezës njerëzit t’i kërkojnë autografe dhe të bëjnë “selfie” me të.

“Kam bërë operacion në hundë dhe i kam injektuar acid fytyrës që të më zbardhej lëkura. Kam rregulluar dhëmbët dhe gjithashtu kam bërë tatuazh vetullat për t’i ngjarë sa më shumë Michael-it”, thotë 32-vjeçari.

Vdekja e këngëtarit në qershor të vitit 2009 e ka tronditur shumë brazilianin, i cili shprehet: “Mendoj se humbja e një njeriu të tillë, artisti më i madh i të gjitha kohërave, është një tragjedi botërore. Nuk do ketë më njeri tjetër si ai, por unë do të mundohem të bëj më të mirën time.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel