Kampionati i mundjes së gishtit

05/08/2014 00:00

Në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë mbahet çdo vit kampionati i mundjes së gishtit që ka arritur tashmë në edicionin e tij të 55.

Dy konkurrentë, zakonisht burra, ulen përballë njëri-tjetrit në një tavolinë dhe lidhin gishtat me spango.

Pasi pozicionohen, arbitri jep sinjalin dhe ata nisin të tërheqin me të gjithë forcën që kanë. Fituesi është ai që arrin të tërheqë tjetrin mbi tavolinë vetëm me forcën e gishtit.

Ashtu si në mundjen e dorës, edhe në mundjen e gishtit konkurrentët ndahen në kategori sipas moshës dhe peshës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel