Si të vësh në gjumë binjakët

06/08/2014 00:00

Kjo nënë e gjorë ka shndërruar një natë “torture” në një hit të internetit duke filmuar përpjekjet e saj të dëshpëruara për të vënë në gjumë dy binjakët e saj.

E lodhur nga fakti që binjakët zgjonin gjithmonë njëri-tjetrin në mes të natës, 21-vjeçarja Henriette Jonassen vendosi të marrë në dorë situatën.

Norvegjezja e re i vuri Leonin dhe Nathanielin të flinin në dhoma të ndryshme, por plani i saj, siç shihet në video, nuk funksionoi aspak.

“Një shoqe më tha ta provoja t’i ndaja. Por sa herë që fusja në shtrat njërin, vinte tjetri tek dhoma. Kjo punë nuk merrte fund”, thotë Henrieta.

Top Channel