Dy gjigantët e teknologjisë, Apple dhe Samsung ranë dakort që të tërhiqen nga të gjitha betejat ligjore jashtë Shteteve të Bashkuara për çështjen e patentave.

Prej vitesh kompania amerikane dhe ajo koreano-jugore janë përfshirë në një sërë gjyqesh në Britania, Francë, Gjermani dhe në Korenë e Jugut mbi çështjen e patentave për shërbimet që ofrojnë tek produktet e tyre.

Në deklaratën e përbashkët të njoftuar pas marrëveshjes së nënshkruar mes dy kompanive ato zotohen të heqin dorë nga betejat ligjore jashtë Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që paditë dhe kundër-paditë e ngritura në gjykatat e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë.

Apple dhe Samsung kontrollojnë pjesën dërmuese në tregun e telefonave inteligjentë dhe të tabletëve. Amerikanët funksionojnë me sistemin e tyre iOS, ndërsa Samsung me Android. Produktet dhe mënyra se si ofrohen ato në këto dy sisteme ka qenë beteja kryefjala në betejën ligjore disa-vjeçare mes dy kompanive.

Top Channel