Indi, fotot që rikthejnë në kujtesë përdhunimin e 2012-s

06/08/2014 00:00

Një set fotografik i një modeleje indiane, që e shfaqte atë në një situatë “përdhunimi” në një autobus, ka nxitur irritimin e popullit indian, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale thonë se ky veprim reklamon përdhunimin në Delhi gjatë vitit 2012.

Imazhet e fotografit Raj Shetye tregojnë një modele që lufton me dy meshkuj në një autobus, në një skenë që rikthen në memorien e popullit indian përdhunimin me pasojë vdekje, që shokoi Indinë.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë thënë se fotot ishin “të neveritshme” dhe “të tmerrshme”. Fotografi Shetye tha se fotot ishin “thjesht një përshkrim i situatës së gruas në vendin tonë”, dhe aspak të bazuara mbi atë ngjarje shokuese.

Fotot më pas u hoqën nga faqja online e Behance, pas reagimeve të egra në Tëitter dhe Facebook.

Përdhunimi me pasojë vdekjen e studentes 23-vjeçare për fizioterapi, e quajtur Nirbhaya (e patrembur) nga media, nxiti ditë të tëra protestash dhe detyruan autoritetet të ashpërsonin ligjet e reja anti-përdhunim. 4 persona u dënuan me vdekje dhe një tjetër, minoren në atë kohë, vuan një dënim prej 3 vitesh burgim.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel