Sherri i çiklistëve në Xhiron e Portugalisë

07/08/2014 00:00

Spanjolli Vicente Garcia de Mateos dhe danezi Asbjorn Kragh janë përjashtuar nga Xhiroja e Portugalisë pasi në etapën e gjashtë të saj goditën me grushta njëri-tjetrin.

Kamerat arritën të kapnin momentin kur pas rrëzimit në tokë, çiklistët nisën t’i kërkonin llogari njëri-tjetrit derisa filluan të përdornin duart.

Ciklistët u ndanë nga kolegët e tyre dhe pjesëtarë të policisë portugeze.

Duke përfituar nga dita e pushimit, organizatorët vendosën të përjashtonin të dy këta çiklistë nga gara.

Top Channel