Fushata seksiste e kompanisë amerikane

07/08/2014 00:00

Një kompani amerikane e prodhimit të veshjeve është vendosur në qendër të kritikave pas publikimit të disa fotove të cilësuara si seksiste në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Në fotot e publikuara si pjesë e një fushate publicitare të kompanisë “American Apparel” shihen të pasmet e vajzave me një fund shumë të shkurtër dhe si të mos mjaftonte kjo edhe mbishkrimi shoqërues: Gati për shkollë!

Postimi shkaktoi menjëherë reagimin e mijëra ndjekësave të kompanisë të cilët të zemëruar e cilësonin si postim të tepërt, madje pornografik. Kompania ka reaguar duke fshirë disa prej fotove më provokuese, por jo të gjitha.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel