Brutus, krokodili vrasës i peshkaqenëve

07/08/2014 00:00

Një krokodil i gjigant prej 5.5 metrash u bë i famshëm në Australi pasi u fotografua duke ngrenë një peshkaqen.

Fotot u shkrepën nga një turist në afërsi të grykëderdhjes së lumit Adelaide ku pas një beteje që zgjati disa minuta krokodili ishte ai që fitoi betejën për mbijetesë.

Por për banorët lokalë ky krokodil nuk është krej i panjohur. I pagëzuar me emrin Brutus ai është shndërruar në njërin prej burimeve tërheqëse të turistëve përgjatë shëtitjeve me varkë në lumë.

Brutus mendohet se është 80 vjeç dhe dallohet nga të tjerët për shkak se i mungon njëra prej këmbëve të para të tij, që për banorët vendas me shumë mundësi e ka humbur në përleshje me peshkaqenët.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel