Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se, muajin që lamë pas, ka mbledhur mbi 16 miliardë lekë të ardhura nga taksat, duke shënuar rezultatin më të mirë në 23 vitet e fundit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Tatimet bëjnë të ditur se kjo shifër është rreth 10.8% më e lartë, se plani i parashikuar, dhe gati 1.6 miliardë lekë më shumë, se sa i njëjti muaj në vitin e kaluar.
Sipas Tatimeve, rritja është rezultat i ecurisë pozitive të të ardhurave thuajse në të gjithë taksat kryesore, përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatim-Fitimin dhe Të ardhurat nga Kontributet.
Paralelisht me këtë, Tatimet njoftojnë se muaji që lamë pas ka shënuar edhe një tjetër rekord, që lidhet me rimbursimin e TVSH-së për biznesin. Sipas të dhënave, në Korrik u rimbursuan në total 1.5 miliardë lekë TVSH, që është vlera më e lartë historike e këtij zëri.
Top Channel