Kolumbi, presidenti paralajmëron rebelët

08/08/2014 00:00

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos u betua për një mandat të dytë gjatë ditës së enjte, duke premtuar rikthim të paqes dhe barazi.

Gjatë fjalimit të tij Santos paralajmëroi rebelët e FARC se bisedimet për t’i dhënë fund luftës prej 5 dekadash mund të ndërpriten nëse dhunë ndaj civilëve do të vazhdojë.

Ai është zotuar se do t’i japë fund konfliktit me Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë . Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të vrarë më shumë se 200 mijë njerëz, me miliona të tjerë janë zhvendosur nga banesat e tyre. Javët e fundit rebelët kanë rritur ndjeshëm sulmet e tyre në zona të ndryshme të Kolumbisë.

Santos i ka kërkuar rebelëve që të ndalojnë menjëherë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. “ Unë të bëj të pamundurën për të sjell paqe gjatë këtij mandati të dytë”, tha presidenti, i cili u zotua se gjatë këtij mandati do të ketë prioritet rritjen ekonomike, përmirësimin e shëndetësisë dhe arsimin.

Top Channel