Misteri i vdekjes së Ramsesit III

08/08/2014 00:00

Një grup studiuesish ndërkombëtarë pretendojnë se kanë zbardhur misterin e vdekjes së njërit prej faraonëve më të mëdhenj të Egjiptit të Lashtë.

Bëhet fjalë për Ramsesin e III-të, faraoni i dytë i dinastisë së 20 egjiptiane që mendohet se ka drejtuar Egjiptin nga viti 1186 deri në vitin 1155 para Erës Sonë.

Studiuesit kanë kryer një ekspertizë të mirëfilltë mjeko-ligjore të mumjes ku janë gjetur gjurmë thike në qafën e saj. Historianët thonë se përgjatë gjithë kësaj periudhe misteri mbahej i fshehur nga fashot që mbulonin trupin për më shumë se 3 mijë vjet.

Pas heqjes së këtyre fashove me kujdes pa e dëmtuar mumjen, u vu re një e prerë e madhe në qafën e Ramsesit.

Mënyra e saktë e vdekjes së tij ka qenë një objekt diskutimesh nga historianët, të cilët dyshonin se ai ishte vrarë në një puç brenda pallatit mbretëror, por deri më tani nuk kishin prova për këtë.

Top Channel