Gruaja që shihni në videon e mëposhtme po mundohet të falë maçokun e saj “të dashur dhe të ëmbël”, por në kohën që po i thur lëvdata, kafsha shtëpiake e kafshon vazhdimisht duke larguar të interesuarit për adoptim.

“Kam vendosur të fal macen time të dashur”, thotë gruaja amerikane para se kjo “mace e dashur” ta kafshojë në dorë.

“Është një maçok shumë i ëmbël dhe i këndshëm”, shton gruaja para se të gërvishtet dhe kafshohet sërish. Në këtë mënyrë, pronarja detyrohet të thotë më në fund të vërtetën: “Kjo mace po më streson. Nuk e dua më! Nëse e doni, më thoni se jua paketoj menjëherë bashkë me ushqim për mace falas.”

Top Channel