Gjeniu i fizikës që u shndërrua në vrasës

08/08/2014 00:00

Një student gjeni në shkencat fizike i cili vrau e më pas copëtoi një vajzë pasi e kishte ftuar në apartamentin e tij, u arrestua një vit pas krimit makabër të ndodhur në kryeqytetin e Meksikës.

Javier Mendez Ovalle një shkencëtar që ishte nderuar edhe me çmime ndërkombëtare në fushën e fizikës dhe që kishte përfaqësuar denjësisht vendin e tij në olimpiadat ndërkombëtare, pranoi se kishte vrarë 19-vjeçaren Sandra Camacho një vit më parë.

Ai rrëfeu se e kishte njohur viktimën e tij nëpërmjet rrjeteve sociale duke i premtuar një vend pune si modele. Vajza e kishte besuar dhe me shpresën e punës kishte pranuar ftesën për tek apartamenti i tij.

Por menjëherë sapo kishte kuptuar mashtrimin ajo ka nisur të debatojë 23-vjeçarin i cili fillimisht e ka goditur duke ia përplasur kokën në tavolinë. Këtu, vijon dëshmia e tij, 19-vjeçarja nisi të ulërasë, duke “e detyruar” që t’i vinte duart në fyt dhe ta mbyste.

Pas kësaj në gjendje paniku Javier ka coptuar trupin dhe e ka flakur tutje. Trupi i vajzës së ndjerë është gjetur disa ditë më vonë nga policia pranë banesës së autorit të krimit. Ai u shpall në kërkim dhe për një vit kishte mundur të humbte gjurmët falë falsifikimit të dokumentave.

Por gjithcka do të ndryshonte pak ditë më parë, kur Javier me identitet të ndryshuar dhe profesion kamarier në qytetin San Juan telefonon prindërit e tij. Këta të fundit ende të tronditur nga krimi makabër i të birit të tyre morën në telefon policinë duke i rrëfyer vendndodhjen e të tij.

Top Channel