Papa: Teknologjia po na merr kohën

09/08/2014 00:00

Papa Françesku bën thirrje nga Vatikani se aparatet e reja të teknologjisë janë “të kota dhe na heqin mendjen nga çështjet që kanë vërtetë rëndësi”.

Ky mesazh i kreut tëVatikanit iu drejtua kryesisht të rinjve që mos të humbin shumë orë nga jeta e tyre me telefona nëpër duar.

Sipas tij ndjesitë e vërteta përjetohen nga kontakti ballë për ballë.

Papa Françesku e mbylli fjalën e tij duke thënë se koha është një dhuratë nga Zoti dhe duhet të përdoret vetem për “vepra të vlefshme” dhe do ishte mirë që telefonat inteligjentë t’i zëvendësonim me aktivitet fizik të përditshëm dhe komunikim të shëndetshëm nga afër.

Top Channel