Replika Rama-Basha në distancë

09/08/2014 00:00

Denoncimi nga ana e opozitës të një zyrtareje të lartë të Ministris së Arsimit, e cila sipas opozita ka diplomë të rreme, është bërë objekt replikash në distancë përmes rrjeteve sociale mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

I pari që ka reaguar pas deklaratës nga zyrat e PD-së për këto akuza ka qenë Kryeministri Rama.

“Nga me plaku tek më i riu delirojnë në mes të vapës për gjemën e madhe që po sjell shkulja e piramidave në arsim. Vaj medet për PD! Reforma s’ndalet!”, shkruan Rama.

Rreth një orë më vonë ka mbërritur përgjigjja e Bashës, po nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Kryeministri kryemashtrues mbron kryekontrolloren me diplomë false që po bën xhiron e turpit në blogje! Lloji mbron llojin!”, shkruan Basha.

Top Channel