“Smartphone”, trendi i verës 2014

09/08/2014 00:00

Nëse vite më parë pushimet përfshinin kryesisht “diellin, detin dhe nje kokteil të ftohtë”, vera 2014 propozon një formulë të re: “diell, det dhe një smartphone në dorë”.

Sipas një sondazhi britanik, 89% e njerëzve e mbajnë telefonin e tyre gjatë gjithë kohës me vete kur janë me pushime, madje edhe për të bërë një “selfie” brenda në ujë. Shumica e tyre pohojnë se arsyeja kryesore për përdorimin e aparateve smart është fakti për t’i bërë me dije të tjerëve se si po shkojnë pushimet e tyre.

Mesatarisht, njerëzit gjatë një dite pushimi postojnë 2-5 foto në Facebook ose Instagram, vendosin 4 statuse në Tëitter, shkëmbejnë 23 komente në rrjetet sociale me miqtë e tyre dhe qëndrojnë rreth 15 orë duke komunikuar në Viber dhe Ëhatsapp. Shifra këto të cilat sipas hulumtuesve përkthehen si të “frikshme”. Ata thonë se tashmë pushimet nuk janë më ndjesi individuale, por jane kolektive dhe nëse nuk ndahen virtualisht me miqtë, atëherë ato nuk janë shijuar siç duhet.

Të tjerë të anketuar thonë se të qëndruarit në internet nuk është vetëm për të qenë koherent me zhvillimet e ditës, por edhe për “t’u mburrur” për pushimet e tyre. Por, sipas Chris Clarkson, drejtor i revistës britanike ‘Sunshine’, duhet të ruhet një distancë me postimet e shpeshta në rrjetet sociale sepse në njëfarë mënyre bëhemi të bezdisshëm për komunitetin virtual dhe jo çdokush ka interes për të marrë vesh se çfarë po ndodh me ne gjatë pushimeve.

Megjithatë, koncepti i këtyre të fundit duket se ka ndryshuar dhe është zgjedhje personale e gjithësecilit ruajtja ose jo e privatësisë.

Top Channel