Korçë, një i vdekur, një i plagosur në një aksident

10/08/2014 00:00

Një tjetër aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë pasdites së të dielës në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit Vloçisht.

Një motor, me të cilin po udhëtonin dy persona, është përplasur nga një automjet, ku për pasojë një person humbi jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Dy të aksidentuarit u dërguan me urgjencë për në spitalin e qytetit të Korçës, por Gjinovefa Kambo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë. Mësohet se edhe i plagosuri tjetër, i cili është identifikuar si shtetasi Gesti Kambo, ndodhet në gjendje të rëndë.

Deri tani shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të tij.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një grua humbi jetën dhe dy të tjera u plagosën, pasi automjeti doli nga rruga në autostradën Vlorë-Levan, pranë fshatit Panaja.

Top Channel