Diego Armando Maradona ngre dorë dhe e bën këtë ndaj një gazetari, për shkak se ky i fundit i kishte bërë një pyetje aspak komode për ish-“Pibe de Oro”-n.

I ndodhur në Buenos Aires, ku po kalon pushimet me ish-të fejuarën e tij Veronica Ojeda dhe djalin e vogël Diego Fernando, në momentin që u rrethua nga gazetarët në hyrje të një teatri, fillimisht është përgjigjur me xhentilesë, e më pas ka zbritur nga automjeti për t’u ballafaquar me njërin prej tyre, e për një çast nuk është frenuar: i gjuan me shuplakë si për t’i dhënë fund diskutimit.

Shkak për këtë reagim të Maradonës janë bërë të njohurit e tij. “Jepini fund kërkimeve se me cilat shoqërohem unë. Jam i lumtur dhe jam mirë. Nuk jam më Dieguito, por jam 53 vjeç dhe më quajnë Diego Armando Maradona. As ti dhe as shefi yt nuk mund të më thoni se çfarë duhet të bëj dhe çfarë jo”.

Top Channel