Kur ndryshimi është…Lamborghini

11/08/2014 00:00

Për realizimin e shakasë së radhës së tij, kur “pre” në më të shumtën e radhës janë femrat, ruso-amerikani Vitaly Zdorovetskiy u tregua më djallëzor se herët e tjera.

Këtë radhë, i riu i bërë i famshëm në Kaliforni për videot e postuara në Youtube, zgjedh një makinë Lamborghini Gallardo dhe ulur mbi pjesën e përparme të saj në pritje të ndonjë vajze për ta pyetur për rrugën.

Por me pretekstin se e kishte të vështirë të gjente drejtimin që kërkonte, i kërkon vajzës nëse pranonte të bënte një xhiro me makinën e tij. Vajza pranon, por kur mëson se makina nuk ishte Lamborghini ndryshon krejtësisht dhe e refuzon atë.

Top Channel