Aksident në veri, dy të plagosur

11/08/2014 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar në orët e pasdites së të hënës në aksin rrugor që lidh Bulqizën me Peshkopinë.

Sipas informacioneve të policisë rrugore, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Krajkë, ku dy automjete që po ecnin në drejtime të kundërta janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një automjet tip “Audi” dhe një të tipit “Smart”, drejtuesit e të cilave kanë marrë lëndime në trup.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu dhe ambulancat, që kanë shoqëruar në qendrën më të afërt mjekësore të plagosurit, të cilët nuk janë në rrezik për jetën.

Top Channel