Siberi, qeni shpëton 3-vjeçaren e humbur në pyll

12/08/2014 00:00

Ka shpëtuar falë qenit të saj një vajzë 3-vjeçare me emrin Karina, që kishte humbur prej 11 ditësh në pyjet siberiane. Sipas “Siberian Times”, vogëlushja ka mbijetuar duke ngrënë manaferra dhe duke pirë ujin e lumenjve.

Qeni është heroi i Karinës, i cili pasi kishte shoqëruar vogëlushen në pyll është rikthyer në fshat duke i treguar vendndodhjen e saj skuadrës së shpëtimit.

Karina është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe më në fund ka mundur që të përqafojë prindërit e saj.  

Top Channel