F1, Horner “shfajëson” Vettelin

12/08/2014 00:00

Të gjitha skuderitë e Formula 1 po shijojnë periudhën e pushimeve, por në mesin e këtij sezoni ka edhe kohë për bilancin e pjesës së parë.

Sa i përket Red Bullit dhe Sebastian Vettelit, ka menduar Christian Horner, drejtuesi i skuderisë austriake.

“Mbetja pas e Vettelit krahasuar me Ricciardon ka disa arsye dhe të ndryshme. Mbi të gjitha, pas 5 vitesh luftimi për tituj kampion ndihet lodhja e tij, pastaj Sebastian ka pasur edhe disa probleme mekanike të ndryshme, të cilat e kanë bërë të humbasë afrimitetin e tij me makinën. Megjithatë, tashmë duket se gjithçka do të vijojë më mirë”.

Diferenca mes pilotit australian, në sezonin e tij debutues te Red Bulli, dhe 5 herë kampionit të botës, është tepër evidente për të mos u vënë në dukje. Janë plot 43 pikë avantazh, 2 fitore me asnjë për australianin, dhe një bilanc 9-2 sa i përket kualifikueseve për në gara.

“Sebastian është i lodhur nga lufta për titullin, – pranon Horner për Bild. – Por, nuk është ky problemi kryesor. Fakti që është shumë i ndjeshëm me sjelljen e makinës së tij, si një balerinë që kërcen mes ngadalësimit dhe përshpejtimit, si dhe tërheqja e tij ndaj motorrit turbo kanë bërë që të shfaqet më i ngadaltë. I është dashur të ndryshojë stilin e tij të pilotimit, por edhe problemet e shumta teknike në fillim të sezonit e kanë goditur së tepërmi”.

Top Channel