“Ja si është lufta e vërtetë”

13/08/2014 00:00

Pasioni i dy fëmijëve të tij të mitur për video-lojërat e dhunshme e detyruan një prind suedez që të ndërmerrte një vendim të pazakontë duke u treguar atyre luftën e vërtetë në Lindjen e Mesme.

Carl-Magnus Helgegren me profesion gazetar dhe profesor universiteti tërhoqi në një vizitë 10-ditore djemtë e tij Leo, 11 vjeç dhe Frank, 10 vjeç për t’u treguar se lufta nuk është ajo që paraqitet në video-lojëra dhe se realiteti është krejt tjetër e i dhimbshëm.

Ai vendosi një bast me fëmijët e tij ku u premtonte se nëse do të vizitonin zonat e prekura nga lufta në Izrael, kur të ktheheshin sërish në Suedi do t’i lejonte që të luanin video-lojëra të dhunshme pa i shqetësuar.

Kaq mjaftoi dhe së bashku me dy fëmijët drejt zonës së trazuar në Lartësitë Golan së trazuar udhëtoi edhe nëna e tyre, Elisa. Pas kësaj përvoje, Carl thotë se gjithcka përfundoi.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel