Punonjësit, administrata dhe stafi drejtues i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike iu bashkuan sot fushatës së dhurimit vullnetar të gjakut.

Arben Seferaj, drejtor i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se OSHEE ka vënë në dispozicion të stafit të Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, disa nga ambientet e kompanisë për kryerjen e dhurimit të gjakut nga punonjësit.

Eneida Doko, mjeke transfuzioniste, falënderoi kompaninë për gatishmërinë e treguar në dhurimin e gjakut, në këtë moment të vështirë për bankën e gjakut, pasi kërkesa është shumë e madhe, siç u shpreh ajo.

Top Channel