Polici sfidon fëmijët në kërcim

15/08/2014 00:00

Edhe pse ishte ne orari e punës një oficer policie në Missouri nuk i ka rezistuar dot disa fëmijëve, të cilët e kanë sfiduar atë në kërcim.

Menjëherë ai është përfshirë në duel me ta, duke treguar se ka aftësi të mira, por për fatin e tij të keq, dikush e filmoi dhe video përfundoi në Youtube. Vetëm në 24 orët e para ajo u shikua nga mijëra persona, mes të cilëve edhe nga zyrtarëve të policisë.

“Ndoshta ne do të përfshijmë edhe kurse kërcimi në akademinë tonë sepse duket qartë se ne mund ta bëjmë edhe këtë”, shkruajtën në profilin e tyre në Facebook nga Departamenti i Policisë.

Top Channel