Cara Delevingne mund të jetë ‘Bond Girl’ i ardhshëm

15/08/2014 00:00

Modelja me një karakter ekstrovers dhe shumë provokatore, Cara Delevingne ka ngjallur interes tek regjisorët e filmave. Aktualisht, ajo ka gjithçka për të qene një personazh i showbizzit, por që i mungon një rol në një film me peshë.

Por sipas gazetës britanike “Mirror”, producentët po mendojnë ta përfshijnë Caran në filmin e ardhshëm të agjentit 007, që pritet të dalë në fund të vitit 2015. Për disa ky rol ka prestigj, por për pjesën më të madhe roli i Bond Girl ka qenë një trampolinë prezantimi.

Nga Ursula Andress tek Eva Green, duke kaluar tek Barbara Bach, Corinne Clery, Sophie Marceau ose Halle Berry, që kanë e marrë titullin, ‘Bond Girl’ ka qenë gjithmonë një ambicie për aktoret.

Roli që regjisorët mund t’i besojnë në filmin 007 Cara Delevingne nuk do të jetë debutimi i saj i parë në kinema, sepse modelja ka luajtur edhe në 4 filma të tjerë. Por sigurisht që suksesi do të jetë i garantuar në një film aq të dashur për publikun.

Seria e ardhshme që do të pasojë “Skyfall” do të fillojë xhirimet në muajin tetor. Për momentin në kastin e aktorëve të konfirmuar është Daniel Craig, që luan agjentin 007, Penelope Cruz dhe Ralph Fiennes.  Regjisor do të jetë sërish Sam Mendes, që tek seria e “Skyfall” ripërcaktoi konturet e figurës së James Bond, duke i dhënë tone më të brishta.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel