ISIS vazhdon masakrat në Irak

15/08/2014 00:00

Ekstremistët e ISIS vazhdojnë masakrat ndaj komunitetit Yazidi në Irakun e Veriut. Rreth 80 burra raportohen të jenë vrarë dhe 100 gra e fëmijë janë rrëmbyer nga një fshati verior pranë Mosulit.

Sipas mediave ndërkombëtare militantet i kishin kërcënuar njerëzit për t’u kthyer në besimin islam ose në të kundërt do të përballeshin me vdekjen. Një zyrtar i komunitetit Yazidi tha se skenari i vrasjeve ndodhi në hapësirën e një ore. Ai shtoi se përfaqesues të ISIS kishin pesë ditë që përpiqeshin të bindnin banorët  për t’u konvertuar dhe se kishin mbajtur një leksion të gjatë në lidhje me atë temë.

Mizoritë e grupit ISIS kundër muslimanëve jo-sunitë kanë tronditur komunitetin ndërkombëtar.  Presidenti Obama ka deklaruar se situata në Irak ka patur zhvilime pozitive, ndërsa televizionet atje kanë raportuar se disa avionë ushtarakë amerikanë kishin nisur sërish sulmet ajrore kundër ISIS, prane Mosulit dhe në disa qytete të tjera veriore përreth.

Një zyrtar i Komandës Qendrore të SHBA tha se tani nuk do të ketë më paralajmërime se  kur do të kryhen bombardimet ajrore, sepse me këtë veprim ata mund t’i kapin forcat e ISIS të papërgatitura përballë sulmeve të tyre.

Sulmet e ISIS kanë marrë jetën e mijëra personave dhe kanë shpërngulur nga banesat e tyre rreth 1 milionë të krishterë, si një përpjekje e qartë e krijimit të Kalifatit të tyre islamik.

Top Channel