Formula 1, polemika te Ferrari

17/08/2014 00:00

Ferrari duket se është përfshirë nga polemikat, por kjo nga personat e larguar tashmë prej “kokëkuqes”.

Inxhinieri Luca Marmorini, në një dëshmi të dhënë ndaj mediave italiane, duket se ka dashur të zbusë përgjegjësitë që kishte pasur te Ferrari dhe që i kanë shkaktuar postin gjatë ristrukturimit të fundit.

Ish-përgjegjësi për motorrin në Maranello, Marmorini, angazhohet se “do t’i përgjigjet çdo provokimi” kur flitet për elementin bazë të një makine, motorrin e sa, e më pas grupit të helikës ibride, që me sa duket është shumë i vogël dhe pak i fuqishëm.
 
“Ishte një dëshirë precize e projektuesit të mjetit, Nicolas Tombazis – shpjegon Marmorini, – të cilin unë e ndoqa me përpikmëri”. Tombazis mbështeste faktin se të metat e njësisë motorrike duheshin sfumuar nga aerodinamika. Gjë që nuk ka ndodhur.

“Ide kjo e kaluar tashmë. Dukej sikur te Ferrari kishin harruar të mësoni si bëheshin motorrët. Pranoj çdo akuzë, por mos më thoni që te Ferrari ka persona që nuk e njohin punën që bëjnë”. Do të donte t’ia thoshte Marco Mattiaccit, kur mori drejtimin e skuderisë në vend të Domenicalit, “por me të ka biseduar tashmë në dy raste, kur është përballur. Kur mbërriti tek ekipi dhe kur më ka dorëzuar letrën, që sanksiononte fundin e marrëdhënies sime me Ferrarin”.

Më tej ka shtuar se “më duket sikur Ferrari i ka besuar repartet personave joekspertë, të këshilluar nga persona që nuk kanë treguar asgjë deri tani”, e me këtë i është referuar Pat Fry dhe James Allison.

Top Channel