Policia e Shtetit ka filluar monitorimin nga ajri të trafikut rrugor me anë të helikopterëve në Shqipëri.

Helikopterë të kësaj force monitorojnë të gjitha segmentet rrugore të rëndësishme të vendit për të informuar më pas forcat e qarkullimit rrugor. I gjithë qëllimi i këtij operacioni është fakti për të patur rrugë më të lira, sidomos në sezonin turistik.

Më shumë se 1 milionë automjete kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria në harkun kohor të 70 ditëve të fundit, duke shtuar qarkullimin e automjeteve në vend. Forma që po ndjek Policia e Shtetit për t’i ardhur në ndihmë forcave të qarkullimit rrugor, disiplinon ndjeshëm trafikun.

Me anë të informacioneve të ardhura nga ajri shpërndahen edhe vetë forcat e qarkullimit rrugor për të bërë të mundur dhe patrullimin sa me eficent në rrugët kryesore të vendit. Duke qenë se marrin informacionin e duhur që në orët e para të mëngjesit, ata mund të mbulojnë zonat që janë pikasur nga vrojtuesit në helikopter për të zhbllokuar ndonjë trafik të ngarkuar në segmente të caktuara.   

Patrullimi nga ajri i trafikur rrugor, i cili hyn tek zbatimi i planit të masave të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policise së Shtetit është një nga mënyrat për të ulur ndjeshëm aksidentet rrugore.

Duke patur parasysh se cdo ditë vere qarkullojnë mesatarisht 20 mijë automjete më shumë në rrugët e vendit, marrja e informacionit se ku rëndohet trafiku është një ndihmë e madhe që u jepet drejtuesve të automjeteve.

Top Channel