Juve, Allegri kërkon edhe 2 përforcime

18/08/2014 00:00

Duhen edhe 2 javë që të përfundojë merkato verore, por Juventusi duket më aktiv se kurrë në kërkim të përforcimeve të fundit të nevojshme për ekipin në dispozicion të Allegrit.

“Duhen edhe dy lojtarë, një mbrojtës dhe një sulmues, ky i fundit i përshtatshëm si për skemën 3-5-2 ashtu edhe me tre sulmues, por këto përforcime duhen të jetë kualitativë, përndryshe më mirë të mos merret asnjë”, është shprehur trajneri i ri i bardhezinjve. Sa i përket çështjes Vidal: “E shoh të qetë, ndërsa me Pirlon nuk ka pasur kurrë probleme”. Më pas hedh sytë nga Championsi: “Duhet të besojmë!”.

Ish-trajneri i Milanit bën një bilanc të turneve në Azi dhe Japoni, mbi të cilat bazon edhe kërkesat e tij, e megjithatë asnjë emër nuk identifikohet.

“Do të bëjmë vlerësimet së bashku me klubin. Kemi pak kohë dhe marzhi i gabimit sa vjen e rritet. Nëse duhet të marrim dy lojtarë, nuk mund të gabojmë, pasi do të ishte një goditje e rëndë”.

Top Channel