Personit me më shumë pirsing në botë i refuzohet hyrja në Dubai

18/08/2014 00:00

Ai quhet Rolf Buchholz, 53 vjeç, është shtetas gjerman dhe ka hyrë në rekordet “Guinness” disa vite më parë, si personi me më shumë pirsing në botë; ekzaktësisht 453 copë; dhe 2 “brirë” nën lëkurë, që janë karakteristikë e tij.

53-vjeçari nuk është lejuar që të hyjë në Dubai, edhe pse ishte i ftuar nga një klub nate. Personeli i aeroportit e ka gjykuar prezencën e tij një rrezik për sigurinë.

Buchholz, siç ka treguar edhe site “Rt.com”, do duhej të shfaqej në një “shoë” në “Dubai Cirque le Soir”. Klubi ka kërkuar që i ftuari i tyre special të lejohej që të kalonte, por pa asnjë rezultat. Në fund, Buchholz është detyruar që të rikthehet në qytetin e tij.

As viza nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk ka shërbyer, që Dubai të mund t’i japë dritën jeshile për të kaluar.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel