Pallat 20-katësh te diga e liqenit

18/08/2014 00:00

PS ka denoncuar ndërtimin e pallatit më të ri 20-katësh, anash digës së liqenit Artificial në Tiranë.

Ervin Bushati, sekretar për Çështjet Ekonomike në PS, e përshkroi lejen e ndërtimit, dhënë nga kreu Bashkisë Tiranë Lulzim Basha, si talljen më të fundit të tij ndaj qyetetarëve të kryeqytetit.

“Basha dha lejen për pallatin 20-katësh, që është një monument talljeje për banorët e Tiranës. Nuk ka mbajtur premtimin se do të hapte parqe të reja, në një kohë që dënonte punën e kandidatit tjetër për kryetar bashkie. Ndaj Basha duhet të japë dorëheqjen”, tha Ervin Bushati.

Nëpërmjet një reagimi për median, Bashkia Tiranë thotë se “e vërteta është se Edi Rama ka bllokuar investime strategjike dhe mijëra vende pune për qytetarët e Tiranës dhe kjo sepse, për Ramën, lufta politike vjen para interesave të qytetarëve”.

Top Channel