“Sfida e akullt” e të famshëmve

18/08/2014 00:00

Mes të famshëmve të botës së artit, muzikës,  modelingut dhe sportit prej ditësh po qarkullon “sfida e akullt”.

Gjithçka nisi në rrjetet sociale dhe po aty po përhapet me shpejtësi. Sfida ka të bëjë me hedhjen mbi kokë të ujit të ngrirë me copa akulli dhe më pas nominimi i tre emrave, sërish të famshëm, që janë “të detyruar ta pranojnë atë”.

Së fundmi kësaj sfide iu bashkua edhe Eva Longoria. Modelja pas kalimit me sukses nominoi tre emra, e para mikesha e ngushtë prej vitesh, Victoria Beckham, Ricky Martin dhe Melanie Griffith.

Me shumë gjasa Melanie dhe Ricky do ta pranojnë sfidën, por për t’u parë mbetet Victoria, e njohur për seriozitetin që ka ngritur rreth imazhit të vet publik.

Më herët kësaj sfide i janë bashkuar edhe shumë futbollistë, mes të cilëve edhe asi portugez, Cristiano Ronaldo që nominoi Beyonce dhe Jennifer Lopez.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel