Fier, zjarri shkrumbon magazinat

19/08/2014 00:00

Një zjarr i qëllimshëm ka shkrumbuar magazinat e ish-grumbullimit në lagjen e romëve në Levan të Fierit. Djegia e magazinave ka rrezikuar seriozisht edhe shtëpitë që ndodheshin aty pranë.

Kështu pretendojnë pronarët e akvitetit të biznesit në këtë magazine, ku si pasojë e zjarrit janë djegur 1.500 dengje me bar ndërsa, bagëtitë ndodheshin në kullotë.

Zjarri është vënë rreth orës 20.00 të së hënës, ndërsa janë dashur më shumë se dy orë për fikjen e tij nga ana e zjarrfikësve të dërguar nga Fieri dhe Vlora.

Top Channel