Gisele Bundchen, modelja më e paguar në botë

19/08/2014 00:00

Sërish qëndron në majë Gisele Bundchen, si  modelja më e paguar në botë me 47 milionë dollarë në vit. Bukuroshja braziliane është kurorëzuar nga revista “Forbes”, ku në klasifikimin vjetor të modeleve më të paguara ajo ruan titullin tashmë prej 8 vitesh.

Medalja e argjendtë i shkon modeles së “Victoria’s Secret”, Doutzen Kroes me 8 milionë dollarë të fituara. Bjondja gjermane sapo është bërë nënë për herë të dytë dhe ka marrë një pushim të shkurtër në karrierën e saj.

Edhe braziliania tjetër Adriana Lima është pjesë e renditjes, po me 8 milionë dollarë të ardhura vjetore. Më pas renditen Kate Moss me 7 milionë, Kate Upton, Miranda Kerr, etj.

Vlen të theksohet se në 12 muajt e fundit Bundchen ka fituar 16 milionë dollarë më shumë se i fejuari i saj. “Gisele Bundchen, me 2.7 milionë ndjekës në Instagram, ka fituar 386 milionë dollarë që prej vitit 2001, kur nisi karrierën si modele”, shkruan Forbes.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel