Rikthehen emocionet e Champions

19/08/2014 00:00

Pas nisjes së Premier League dhe disa kampionateve të tjera, sonte në mbërmje do të startojnë dhe emocionet e Ligës së Kampioneve, me ndeshjet paraeleminatore.

Do të jenë 20 skuadra të cilat do të kërkojnë një vend për në fazën e grupeve në kompeticionin më të dëshiruar nga klubevet e mëdha.

Tre sfidat më të rëndësishme të së martës do të jenë Napoli-Atletico Bilbao, Besiktas-Arsenal dhe Kopenhagen-Leverkusen.

Italianët e drejtuar nga Benitez shihen më favoritë se baskët e Bilbaos, kjo dhe për faktin se skuadra napolitane ka lojtarë me më shumë ekperiencë në arenën europiane.

Një tjetër përballje interesante pritet të jetë dhe ajo mes Besiktasit dhe Arsenalit. Anglezët e drejtuar nga Arsen Wenger sigurisht që shihen si më favoritë, por ndeshja e parë në Stamboll përpara tifozëve të zjarrtë të Besiktas nuk do të jetë aq e lehtë për ta.

Ardhja e Debushis dhe Alexis Sanchez e ka forcuar akoma më shumë këtë skuadër, pika e dobët e të cilës vazhdon të mbetet mbrojtja. Përsa i përket sfidës mes Copenhagen dhe Leverkusen nuk pritet të jetë ndonjë lojë e hapur.

Danezët luajnë shumë të ngjeshur në mbrojtje dhe gjermanëve nuk u intereson shumë të fitojnë në Danimarkë, një gjë të cilën me shumë mundësi mund ta bëjnë lehtësisht në Gjermani.

Top Channel