Max Verstappen, piloti më i ri i Formula 1

19/08/2014 00:00

Max Verstappen do të jetë piloti më i ri që do të garojë në Formula 1. 17-vjeçari holandez, i cili është djali i Jos Verstappen, ish-pilot në këtë kampionat, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e “Toro Rosso”, skuadra binjake e “Red Bull”.

Verstappen spikati pas nëntorit të vitit 2013, kur kaloi në garat e Formula 3. Në shumë pak muaj ai mori 8 fitore, gjë e cila tërhoqi vëmendjen e drejtuesve të “Red Bull”.

Para ardhjes së tij në Formula 1, piloti më i ri i garave më të shpejta automobilistike ishte spanjolli Alguersuari, i cili bëri debutimin e tij në Hungari kur ishte vetëm 19 vjeç e 125 ditë.

Top Channel