PD: Reagim ndaj skandalit të Sarandës

19/08/2014 00:00

Deputetja Albana Vokshi ka reaguar në emër të Lidhjes Demokrate të Gruas për skandalin e Sarandës. Ajo deklaroi se kërkon që nëna dhe fëmijët e saj të merren në mbrojtje nga organet shtetërore dhe hetimet të çohen deri në fund, pa u ndikuar nga deputetë apo politikanë të veshur me pushtet.

Lidhja Demokrate e Gruas i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve skandaloze, të cilat klika në pushtet po tentot t’i kthejë në instiotucione.

“Rama premtoi 300 mije vende pune, premtoi mirëqenie për 97% të qytetarëve shqiptarë, por diskriminim, dhunë psikologjike dhe përndjekje gjinore në këmbim të punësimit po raportojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë.

Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë ka denoncuar pushimet e padrejta nga puna të mbi 2.500 grave dhe vajzave, mes të cilave edhe nëna kryefamiljare.

Tashmë, Partia Soialiste ka ngritur një sistem të tërë paralel e korruptiv që ofron zgjidhje në këmbim të favoreve të llojeve të ndryshme.

LDG kërkon që nëna dhe fëmijët e saj të merren në mbrojtje nga organet shtetërore dhe hetimet të çohen deri në fund pa u ndikuar nga deputetë apo politikanë të veshur me pushtet!!

LDG i bën thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të reagojnë fuqishëm ndaj këtyre fenomeneve skandaloze të cilat klika në pushtet po tentot t’i kthejë në instiotucione!!“, deklaroi deputetja Vokshi.

Basha: Rama fyen inteligjencën e qytetarëve

Nëpërmjet një tjetër reagimi për ngjarjen e Sarandës, kreu demokratëve
Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook thotë se “Të
papërgjegjshmit jo vetëm nuk ja ndjen për shqetësimet e qytetarëve, por i
poshtëron ata dy herë duke ju fyer inteligjencën. 

Basha i dërgon disa pyetje mazhorancës qeverisëse kur thotë: “Po të
dënuarin për prostitucion për të cilin shkelmoi dy zonja nga lista e
deputetëve të Lezhës kush e futi në Kuvend? Po grabitësin e 12-vjeçares
kush e bëri kryetar të Këshillit të Qarkut të Vlorës?

Po dhjetëra trafikantë droge e kontrabandistë kush i ka emëruar në drejtim të administratës dhe në polici?

Në fund të komentit Basha deklaron se qeverisja Rama-Meta-Kokëdhima nuk është zgjidhja, por vetë problemi. 

Top Channel