Inspektoriati Urbanistik Kombëtar ka vijuar aksionin për prishjen e objekteve, që prekin ndërtimin e aksit rrugor dytësor, nga zona e Saukut deri te Fakulteti i Filologjisë.

Kreu i INUK, Zyhdi Dajti, tha se krahas objekteve me leje, që janë në proces shpronësimi apo janë shpronësuar, në këtë zonë do të prishen edhe rreth 20 objekte të ndërtuara pa leje.

“Të gjitha objektet që pengojnë zhvillimin dhe punimet e rrugës do të prishen, ato me leje do të shpronësohen, ndërsa ato pa leje do të prishen”, u shpreh kreu i INUK, Zyhdi Dajti.

Top Channel