Të dobësohesh vetëm me mendim! E vështirë, por jo e pamundur! Shembulli i gjallë për këtë është britanikja Julie Evans.

35-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, peshonte 130 kilogram dhe, pas shumë përpjekjesh për dobësim, provoi hipnozën.

Ka shumë lloje hipnozash për ulje në peshë, por zonja Evans provoi variantin e simuluar të një të ashtuquajturi “bypass gastrik”, pa qenë nevoja t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Procedura i kushtoi 1200 dollarë nga 35000 që shkonte operacioni, dhe gruaja ka humbur më shumë se gjysmën e peshës falë hipnozës, që e shtyn trurin të besojë se stomaku është më i vogël, ndërsa i sjell dhe dëshirën për ushqime të shëndetshme.

Top Channel