Kim Kardashian u është rikthyer plazheve të Meksikës për të kaluar të tjera ditë pushimi dhe këtë e tregoi me anë të fotove të postuara në rrjetet sociale.

Kur vjen puna për të treguar linjat e saj të bëshme, 33-vjeçarja asnjëherë nuk i druhet aparatit..as kur është duke fjetur.

Kështu shfaqet të paktën në foton e shpërndarë prej vetë vajzës amerikane të spektakleve.

Ndërkohë “The National Enquirer” shkruan se bashkëshorti i Kim, Kanye ka në plan të çojë në një tjetër nivel dashurinë e tij. Sipas të njëjti burim këngëtari ka në plan t’i kushtojë një katedrale bashkëshortes së tij, të ngjashme me të famshmen “La Sagrada Familia” e Barcelonës.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel