Arinjtë njihen si kafshë që nuk u pëlqen shumë shoqëria, jo vetëm e kafshëve të tjera, por edhe e vetë llojit të tyre.

Dhe këtë e vërtetoi më së miri një “sherr” mes dy arushëve. Scot Frerman nga Tenese i Shteteve të Bashkuara u shtang kur pa në oborrin e tij dy kafshët e vogla duke u zënë me njëri-tjetrin.

Ai nxitoi të merrte aparatin për ta dokumentuar gjithë pamjen.

“Nuk ndodh çdo ditë të shohësh dy arinj të të zihen në kopështin e shtëpisë tënde”, thotë ai duke shtuar se fillimisht dukej sikur arinjtë e vegjël po luanin, por më vonë kuptoi se gjithcka ishte serioze.

Gjithcka përfundoi brenda pak minutash dhe më pas arushët u rikthyen sërish në pyll ku me shumë gjasa i priste e ëma.  

FOTO GALERI
1/4

Top Channel