Bayern kërkon Godin, prenoton Reus

19/08/2014 00:00

Bayern Munchen po aktivizohet së tepërmi në merkato, për t’i dhënë Pep Guardiolës përforcimet e duhura sidomos pas dëmtimit të rëndë të Javi Martinez.

Dy emrat kryesorë në listë janë Diego Godin, i Atletico Madrid, si dhe Marco Reus, i Borussia Dortmund. I pari konsiderohet si lojtari ideal për të përforcuar mbrojtjen, por ekziston edhe mundësia e Mehdi Benatia, marokeni për të cilin Roma kërkon 35 mln euro, ndërsa Bayern ka ofruar vetëm 25.

Godin është lider në mbrojtje, dhe jo vetëm, në Atleticon e Simeones; një lojtar që sezonin e kaluar dhe në Botëror është konfirmuar si një nga më të mirët në rolin e tij. Kampionët e Spanjës e konsiderojnë të pashitshëm, por Bayern mund të vendosë të paguajë klauzolën e kontratës, prej 36 mln eurosh.

Ndërsa diskutimi për Reus, yllin e Dormundit dhe Gjermanisë, është disi më i vështirë, pasi bavarezët nuk kanë raporte të mira me Borussian, pas blerjeve të Gotze dhe Leëandoëski.

Beckenbauer, president nderi i bavarezëve, ka deklaruar se në vitin 2015 Reus nuk do të jetë i Dormundit, por i një klubi të madh si ai që përfaqëson vet presidenti, apo si Real Madrid e Manchester United, pasi verdhezinjtë nuk mund të bëjnë asgjë për ta mbajtur, përballë klauzolës së prishjes së kontratës prej 25 mln eurosh.

Top Channel