Itali, përplasen dy avionë luftarakë

19/08/2014 00:00

Një incident në qiejt e Italisë është shënuar gjatë së martës, ku dy avionë “Tornado” të Aeronautikës Ushtarake janë përplasur mbi rajonin Marche, apo mbi komunën Ascoli Piceno.

Në bord ishin 4 ushtarakë, të cilët për momentin rezultojnë të zhdukur, për të cilët është nisur një skuadër ekspertësh për t’i kërkuar.

Dy avionët, sipas raportimeve të ANSA-s nga burime të mirëinformuara, ishin duke zhvilluar një aktivitet për qëllime luftarake, por janë përplasur me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes, momentalisht janë gjetur vetëm një motor dhe pjesë të tjera të avionëve.

Pilotët e dy “Tornadove” të përplasur besohen të jenë shkëputur nga avionët, por ende nuk është konfirmuar, pasi edhe mund të kenë mbetur viktima. Në zonën e rënies së tyre ka ende skuadra zjarrfikësish.

Top Channel