Protesta anti-qeveritare në Pakistan

19/08/2014 00:00

Me mijëra protestues, të udhëhequr nga politikani Imran Khan, marshuar të mërkurën në Pakistan në përpjekje për të shkarkuar Kryeministrin.

Khan, i cili është lideri i partisë Tehreek-e-Insaaf, pretendon se zgjedhjet e një viti më parë janë manipuluar dhe kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Nawaz Sharif. Protestat në Islamabad kanë nisur që prej 5 ditësh, ndërsa prej dy ditësh ato janë zhvilluar edhe në qytetin lindor, Lahore.

Qeveria kishte paralajmëruar protestuesit të mos futen në “zonën e kuqe”, ku ndodhen edhe ndërtesat kyçe duke përfshirë edhe Parlamentin, Kryeministrinë dhe disa ambasada të shteteve perëndimore.

Por udhëheqësi i protestave, Khan shkeli thirrjen e bërë dhe mijëra mbështetës të tij hynë në një zonë të një sigurie të lartë. Një numër i madh forcash sigurie janë vendosur për ruajtjen e qetësisë. Qeveria urdhëroi dyfishimin e numrit të ushtarëve për ruajtjen e ndërtesave të rëndësishme.

Top Channel