Superkupa e Spanjës, Atletico frenon Realin

20/08/2014 00:00

Ndeshja e parë e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Atletico Madrid është mbyllur në barazim 1-1.

Kolumbiani James Rodriguez bëri një debutim fantastik në “Santiago Bernabeu”, duke realizuar golin e parë të tij me fanellën e madrilenëve ndaj rivalëve të përjetshëm të Atletico-s.

Në ndryshim nga Superkupa e Europës, Ancelotti hodhi në fushën e lojës Alonso-n, ndërkohë që Rodriguez qëndroi në stol. Pjesa e parë u luajt në një ritëm të lartë dhe me raste, por u mbyll pa gola.

Ronaldo u zëvendësua menjëherë në pjesën e dytë pas problemeve fizike, në fushën e lojës u fut golashënuesi i Kampionatit Botëror “Brazil 2014”, James Rodriguez, i cili shënoi në minutën e 81.

Po vetëm 2 minuta para përfundimit të ndeshjes ishte Raul Garcia, i cili e dërgoi topin në porëtn e mbrojtur nga Casillas.

Ndeshja e dytë e Superkupës do të luhet ditën e premte, ku do të vendoset edhe fituesi.

Top Channel