SHBA, vritet një tjetër i ri me ngjyrë

20/08/2014 00:00

Jo shumë larg nga vendi ku u vra Michael Brown, një tjetër i ri me ngjyrë është vrarë gjatë së martës në Saint Louis të Shteteve të Bashkuara.

Nga të dhënat e para të bëra publike nga autoritetet amerikane dyshohet se 23-vjeçari ka kërcënuar me thikë policët, ku një prej tyre ka reaguar duke qëlluar mbi të, i cili ndërroi jetë menjëherë.

Vrasja e 18-vjeçarit Michael Brown, 11 ditë më parë, u shoqërua me protesta të shumta të cilat degjeneruan në përleshje me forcat e sigurisë në Ferguson. Gjatë ditës së mërkurë, Prokurori i Përgjithshëm, Eric Holder do të udhëtojë për në Ferguson, ku do të takohet me zyrtarët të cilët po hetojnë vrasjen.

Vrasja e së martës ka rritur frikën për zgjerimin e protestave të dhunshme. Sipas policisë, gjatë pasdites së të mërkurës dy oficerë policie qëlluar për vdekje një njeri, i cili i kërcënoi ata me një thikë të cilën e mbante në duar.

Shefi i policisë së Saint Louis doli në mbrojtje të oficerëve, duke thënë se ata kanë reaguar, pasi po i rrezikohej jeta.

Që prej së enjtes të javës së kaluar, protestat degjeneruan në përleshje me forcat e sigurisë. Edhe gjatë së hënës, pavarësisht pranisë së trupave të Gardës Kombëtare, protestat nuk shkuan të qeta. Zyrtarët e policisë thanë se ishin të detyruar të përdornin gaz lotsjellës, pasi u sulmuan me bomba molotov nga protestuesit.

Top Channel